Përfundon projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë në Suharekë

13 nëntor 2019 | 15:47

Në kuadër të Drejtorisë për Administratë në Komunën e Suharekës, ka përfunduar projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet.

Ky projekt do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, e në veçanti Policisë së Kosovës për monitorim dhe për të ofruar siguri publike.

Komuna e Suharekës ka bërë me dije se projekte të tilla, në favor të qytetarëve do të ketë edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka qenë nikoqire e takimit të pestë…