Përfundon protesta në Shtërpcë, hapet rruga për qarkullim

08 janar 2023 | 13:38

Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim.

Policia ka thënë  se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, ka njoftuar policia.

Sot (e diel) në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë mesditën e së premtes.

Njoftimi i plotë:

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth…