Përfundon riparimi i Bllokut B2

21 janar 2022 | 16:26

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka konfirmuar  se punimet në njësinë B2 të TC Kosova B kanë përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e testimit dhe startimit të kësaj njësie prodhuese. Turbina e rotorit në njësinë B2 ka qenë jashtë funksionit që nga 14 dhjetori.

Për ta kthyer në funksion këtë njësi, KEK-u ka angazhuar edhe një ekspert gjerman.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, ka konfirmuar se punimet në të kanë përfunduar.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se punimet ne njësinë prodhuese B-2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë. Aktualishtë jemi në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese”, ka thënë ai të premten për Express.

Si pasojë e mosprodhimit të rrymës nga njësia B2, Kosova ka importuar 50 milionë euro më shumë energji elektrike. Kthimin në funksionin rreth datës 20 janar të njësisë B2 të TC Kosova B e kishte paralajmuar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në KEK.

Ai poashtu kishte njoftuar se do ta angazhojnë edhe një ekspert gjerman për riparimin e njësisë B2.

Ndërkaq për angazhimin e ekspertit gjerman në KEK janë ndarë 250 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje…