Përfundon takimi Thaçi-Mustafa, nuk deklarohen për medie

09 mars 2020 | 11:38

Ka përfunduar takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Pas këtij takimi, i cili është i pari në vazhdën e takimeve që presidenti Thaçi do t’i ketë sot me krerët institucionalë dhe partiakë, nuk ka pasur deklarime për medie.

Në ndërkohë, pritet që të nisë takimi i të parit të vendit me ish-kryeparlamentarin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Më pas, Thaçi pritet të takohet me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndonëse në agjendë të presidentit është paraparë edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, që është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, një takim i tillë nuk dihet akoma nëse do të mbahet ose jo.

Thaçi do të ketë takime edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike po mbahen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar se…