Përfundon trajnimi “Avancimi i njohurive financiare” në Drenas në mbështetje të bizneseve të grave

23 nëntor 2023 | 13:28

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillimit Ekonomik në Drenas ka organizuar trajnim me moton “Avancimi i njohurive financiare”.

Në përmbylljen e këtij trajnimi, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori gjeneral i FKGK-së, Besnik Berisha,menaxherja për marrëdhënie me publikun, Anita Toçi, si dhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Agnesë Kastrati-Bucolli.

Këto trajnime janë komponentë e skemës garantuese të FKGK-së “Dritarja për gra në biznes” mbështetur nga Banka Botërore.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte avancimi i njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin bizneset me pronare gra, në mënyrë që të zgjerojnë njohuritë për financat e biznesit të tyre.

Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me veglën e quajtur “Business Help”, që do t’ju ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre, si dhe u bë shpërndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pati një fushatë zhgënjyese…