Ujkani: Nuk është koha të dorëzohemi

23 nëntor 2023 | 13:24

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pati një fushatë zhgënjyese në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ish-kapiteni i “dardanëve”, Samir Ujkani që u pensionua pak ditë më parë dhe që u emërua zëvendësdrejtor në përfaqësuese, ka folur rreth dështimit të Kosovës në kualifikuese, ku deklaroi se nuk është koha që të dorëzohen dhe të shikohet e ardhmja më vetëbesim, raporton “Epoka e re”.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë Kombëtarë, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’ i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh. Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetëbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtar”, ka thënë Ujkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me…