Përfundon turneu Street Fest 2022

17 shtator 2022 | 21:16

Për dytë me radhë, më 15 dhe 16 shtator është zhvilluar turneu në streetbooll “Street Fest 2022” në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Turneu u organizua nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Të enjten është bërë hapja solemne e ceremonisë, ku ka folur edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, duke u shprehur e kënaqur që kanë mbështetur këtë aktivitet, pasi një ndër prioritetet e FBK-së është masivizimi i basketbollit 3×3, sidomos për vajzat dhe djemtë e rinj.

Më pas janë zhvilluar ndeshjet për juniorët, femrat dhe seniorët. Spektakli ka vazhduar të premten, më 16 shtator, ku u zhvilluan finalet te pionierët, kadetët, juniorët, femrat dhe seniorët. Një ndeshje speciale u zhvillua mes personave me aftësi të veçanta.

Për dy ditë me radhë kishte muzikë, vallëzim, streetboll dhe lojëra shpërblyese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle…