Përfunduan pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

19 shtator 2019 | 16:54

Sot (e enjte) janë duke u zhvilluar tri ndeshjet e javës së pestë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia në fuqi e elitës, Feronikeli pas pjesës së parë është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Flamurtarit. Golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në Drenasi e realizoi Mendurim Hoti (39).

Ndërsa në ndeshjen Vushtrria-Drenica, rezultati pas pjesës së parë është 1-1. Për kuqezinjtë shënoi Qemail Elshani, kurse për vendasit shënoi Matheus De Paula. Ndeshja e tretë në mes Dukagjinit dhe Ferizajt përfundoi 0-0.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll, e cila drejtohet nga…