Përfunduan zgjedhjet në fshatrat Gajrak, Damanek, Qypevë dhe Bubël të Malishevës

18 qershor 2019 | 15:18

Në kuadër të mbajtjes së zgjedhjeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët në fshatrat Gajrak, Damanek, Qypevë dhe Bubël.

Zgjedhjet janë duke u organizuar dhe monitoruar nga Komisioni komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës dhe mbahen sipas rregullores për zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet.

Në Gajrak, kryetar i fshatit është rizgjedhur Ilir Gajraku, edhe në Damanek është rizgjedhur Ismet Krasniqi, e po ashtu edhe në Qypevë, është rizgjedhur kryetar i fshatit Naim Morina, në Bubël, kryetar është zgjedhur Ahmet Rrahmanaj.

Në këto katër fshatra, procesi i zgjedhjes së kryesive dhe kryetarëve, ka shkuar në rregull dhe pa probleme, ndërsa sot, sipas orarit të paraparë, zgjedhjet do të mbahen në fshatrat në Panorc, Drenoc, Bellanic dhe Bardh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është anuluar koncerti kulturoro-artistik i paraparë të mbahet për nder…