Perisiq: Inter mund ta mposhtë çdo ekip

22 prill 2019 | 14:38

Ivan Perisiq beson se Interi posedon çdo mundësi dhe aftësi për ta fituar derbin italian kundër Juventusit këtë fundjavë.

Interi lëshoi pikë kundër Romës të shtunën dhe do të përballet me Juven, e cila e siguroi titullin e tetë më radhë në Serie A fundjavën që shkoi.

Perisiq beson se zikaltrit mund ta mposhtin çdo skuadër, përfshirë Juventusin, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Ne jemi Inter dhe duhet të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura sepse jemi të fortë. Ne mund ta mposhtim çdo kënd: tani po mendojmë për Juven. Duam ta blindojmë vendin e tretë. Më rëndësi është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve ”, ka thënë Perisiq për “Inter Channel”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona kanë humbur jetën para pak çastesh në Lagjen…