Perisiqi: Ëndërroj të luaj në Premierë Ligë

28 nëntor 2018 | 16:55

Në verë Jose Mourinho i kërkoi klubit që ta transferonte Ivan Perisiqin. Edhe pse Manchester Unitedi provoi t’i plotësonin dëshirën trajnerit të tyre, diçka e tillë nuk u arrit, pasi Interi, ashtu edhe lojtari, nuk u kënaqën nga oferta e bërë nga anglezët.

Gjithsesi, mundësia e këtij transferimi është reale, madje kjo lëvizje mund të realizohet që në merkato dimërore. Ka qenë vetë kroati i cili ka sinjalizuar se do t’i pëlqente një transferim në Angli, madje 29-vjeçari shkon deri aty sa thekson se për të do ishte një ëndërr që të luante në Premierë Ligë.

“Për momentin nuk e mendoj afatin kalimtar, pasi jam plotësisht i fokusuar tek Interi. Në të ardhmen nuk dihet se çdo të ndodhë. Unë e kam thënë dhe më parë se është një ëndërr për mua që të luaj në kampionatin anglez”, ka thënë Perisiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së…