Përjashtohen edhe gjashtë deputetë të Vetëvendosjes

21 mars 2018 | 18:11

Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shume se gjasshtë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të vendoset për përjashtimin e tyre nga vazhdimi i seancës.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se Ali Lajçi Sami Kurteshi Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Arbër Rexhaj, Shemsi Syla janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet të përjashtohen.

Mësohet se seanca do të vazhdojë në orën 18:15. (ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar edhe deputetët Arbërie…