‘Përjashtojeni Xhevat Krasniqin’: Vazhdojnë protestat para Rektoratit të UP-së
11 prill 2024
| 11:37
Lëvizja Feministe Studentore ka vazhduar me protestën për shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi.
“Përjashtojeni Xhevat Krasniqin”, ka qenë thirrja e protestueseve që po qëndrojnë në hyrje të objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Profesori Krasniqi është denoncuar për ngacmim seksual nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Protestuesit pritet të qëndrojnë gjatë tërë ditës para Rektoratit.



