Përkrahje e madhe për Ragip Xhakën, postimet e tij më të pëlqyera se të krerëve të shtetit

12 shkurt 2024 | 19:11

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka është aktivizuar jashtëzakonisht shumë se fundi në rrjete sociale.

Madje, disa nga postimet e tij kanë qenë më të pëlqyerat javën e fundit.

Zyrtari i lartë i PDK-së, me dy postimet e fundit ka sfiduar seriozisht edhe krerët më të lartë të shtetit për nga numri i pëlqimeve të postimeve t ëtij.

Babai i dy futbollistëve të famshëm shqiptarë, Taulantit dhe Granitit në llogarinë e tij në Facebook, vazhdimisht poston fotografi të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, por edhe të aktiviteteve të tij në PDK-në e Zvicrës.

Përmes këtyre postimeve ai shprehet optimist se ish-drejtuesit e UÇK-së do të kthehen fitimtarë nga procesi gjyqësorë në Dhomat e Specializuara.

Ragip Xhaka flitet se do të jetë një nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Diasporës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se…