Përkujtohen dëshmorët Demaku e Shala 

07 prill 2019 | 16:22

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me stafin e tij kanë bërë homazhe në Abri të Epërme te varret e dëshmorëve Xhevat Demaku, Imer Shala dhe Bedri Demaku.

Gjatë homazheve, ata kanë shprehur nderimet dhe respektin për sakrificën e tyre me rastin e përvjetorit të 20-të të rënies së dëshmorëve të kombit.

Pas homazheve, kryetari Lladrovci me stafin e tij kanë zhvilluar edhe një takim me Haxhi Demakun për të ritheksuar se liria jonë, është ndërtuar mbi dhimbjen, gjakun dhe sakrificën e çdo familje të atdheut, të cilat nuk kursyen asgjë për lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Ndërsa, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, ka thënë se rënia e tre dëshmorëve ka ndodhur në njërën nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. “Në përvjetorin e 20-të të rënies heroike të dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, në njërën nga betejat më të lavdishme të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 7 prill 1999 në fshatin Abri e Epërme”, ka shkruar Demaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në përvjetorin e 20 -të të rënies heroike të dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala ne njërën nga betejat…

Gepostet von Fadil H Demaku am Sonntag, 7. April 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Skenderajt,…