Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në vitin 1946

19 mars 15:08

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, të hënën është mbajtur akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të rënë në vitin 1946.

Akademia përkujtimore u organizua, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Smajl Latifi dhe në bashkëpunim me  OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Në fjalën e tij të mbajtur në akademi përkujtimore, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se edhe në këto anë në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi.

Duke folur për historinë e Mustaf Ibishi, Feriz Gashi, Xaj Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, kryetari Lafiti ka thënë se këta dëshmor janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugosllavisë, e ashtuquajtur e re.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot tryezën e…