Përkujtohet 100-vjetori i masakrës së Gurbardhit

22 korrik 2019 | 15:35

Njëqind vjet më parë në fshatin Gurbardh të Malishevës kishte ndodhur njëra prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze kishin vrarë 22 banorë të fshatit.

Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve të hënën kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër.

Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza ka marrë pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha dhe mësuesi Haxhi Berisha.

Këta të fundit e kanë falënderuar Komunën e Malishevës për realizimin e këtij projekti, për rregullimin e varrezave.

Projekti për rregullimin e varrezave të 22 të vrarëve në masakrën e Gurbardhit, të vrarë njëqind vite më parë, financohet nga Komuna e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…