Përkujtohet 23-vjetorit i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve të tjerë

22 shtator 2021 | 17:11

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij, heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe dëshmorëve, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Për të nderuar të rënët ne këtë ditë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin e tij, kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe stafi i tij, profesor Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj, deputet të Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Ariana Shoshi-Musilu, Besa Ismaili, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe përfaqësues të tjerë, kanë bërë homazhe ne sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenasi si dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Fillimisht, homazhe dhe vendosje me buqeta të luleve, janë bërë pranë shtatoreve të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Bedri Shala, Ilaz Kodra e Hafir Shala, pastaj homazhet kanë vazhduar në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

Kryetari Lladrovci ka kujtuar luftën heroike të gjithë dëshmorëve dhe sakrificën e tyre, duke shtuar se vetëm me punë të mira dërgohet amaneti i tyre atu ku duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Iowas do ta vazhdojë mbështetjen e sektorit të…