Përkujtohet dëshmori Elez Berisha, bashkëluftëtari me postim emocionues

08 prill 2025 | 12:12

Në 26 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Elez (Musafë) Berisha nga fshati Ruhot i Pejës.

Elezi si një dalë i ri që në ditët e para ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa pushkën nuk e lëshoi nga dora deri në momentin e ikjes në përjetësi. Elez Berisha i rritur dhe edukuar në frymë patriotike, asnjëherë nuk u pajtua me pushimin nga Serbia, për Elezin me e rëndësishme ishte lira se jeta.

May be an image of the Tomb of the Unknown Soldier and text that says "ARE าา ELEZMBERISHA BERISHA ELEZM"

Bashkëluftëtari i Elez Berishës, Esheref Osmanaj e ka përkujtuar dëshmorin e lirisë me anë të një postimi në “Facebook”. Osmanaj ka thënë se Elezi me trimërinë e madhe që kishte dehe dëshirën për Bashkim Kombëtar asnjëherë nuk u zbrazë në luftimet përballe armikut.

“Ti nuk ishe thjesht një ushtar. Ti ishe një luftëtar i zemrës, që dole përballë rrezikut me shpirtin plot dashuri për Atdheun. Luftove për Lirinë, për Bashkimin Kombëtar, për një të ardhme ku shqiptarët nuk do të ndahen më me kufij. E dije pse ishe aty, e dije për çfarë luftoje – dhe kurrë nuk u zmbrapse”, ka shkruar Esheref Osmanaj.

Postimi i plotë i Osmanajt:

 

Sot, 26 vite që kur ti u largove,
4 prill 1999 – një ditë që do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në shpirtin tonë. Ishim bashkë atë ditë… dhe asgjë nuk mund të na e fshijë nga kujtesa momentin kur gjithçka ndryshoi. Dita që të mori ty nga kjo jetë, ishte dita që na ndau përgjithmonë nga një shokë, një vëlla, një shpirt i madh që nuk do të zëvendësohet kurrë.
Ti nuk ishe thjesht një ushtar. Ti ishe një luftëtar i zemrës, që dole përballë rrezikut me shpirtin plot dashuri për Atdheun. Luftove për Lirinë, për Bashkimin Kombëtar, për një të ardhme ku shqiptarët nuk do të ndahen më me kufij. E dije pse ishe aty, e dije për çfarë luftoje – dhe kurrë nuk u zmbrapse.
Vdekja jote nuk ishte fundi yt. Ishte fillimi i pavdekësisë tënde. Sepse emri yt, sakrifica jote, guximi yt – jetojnë ende. Jetojnë në kujtimet tona, në zemrat tona, dhe në rrugën që ti ndihmove të hapet me gjak e trimëri.
Nuk ka fjalë që e përshkruajnë sa shumë ke lënë pas – je një dritë që s’do shuhet kurrë. Emri yt është i shkruar në zemrat tona, në historinë tonë, dhe në çdo kujtim të atyre që të deshën.
Lavdi Dëshmorit Elez Berisha🫡✊🇦🇱
Lavdi të gjithë Dëshmorëve te Atdheut✊🫡🇦🇱

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se pas katër…