Përkujtohet Komandanti Gani Imeri në dyvjetorin e ndarjes nga jeta
20 prill 2026
| 13:56
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar një nga figurat e shquara të luftës për liri, Komandanti Gani Imeri.
Përfaqësues të qeverisjes lokale të Vushtrrisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, bashkëluftëtarë dhe anëtarë të familjes Imeri kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Dumnicë e Epërme, duke nderuar jetën dhe kontributin e tij në shërbim të atdheut.
Me këtë rast, u vlerësua lart roli dhe sakrifica e Komandantit Imeri në rrugëtimin për liri, ndërsa u theksua se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm. Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi Ariani, djali i komandantit Gani Imeri.



