Përkujtohet veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Emini

09 shkurt 2020 | 16:17

Në teatrin “Adriana” në Ferizaj është përkujtuar veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Emini.

Në mesin e qindra qytetarëve, shtetarëve, drejtues e përfaqësues të institucioneve publike e shoqërore, shoqatave të luftës së UÇK-së e të burgosurve politikë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se veprimtari Emini ka bërë shumë për Kosovën.

“Këto dërrasa teatri shumë herë u shkelën, jo për art. As për gëzime. As për festa. Këmba jonë qindra herë rëndoi mbi kurrizin e drunjtë, për të përkthyer lotin në fjalë. Dhembjen në forcë e krenari. Edhe sot, është njëlloj. Aty prapa, qëndron e na sheh edhe nga lartë, veprimtari që merr kuptim të plotë të fjalës, vetëm pak po ta gërvishim historinë që barti ky burrë mbi supe. Është Ramadan Emini, është fytyra që pulson sakrificën e bërë njësh me krenarinë. Është vëllai i dashur e i përkëdhelur i më të shtrenjtës heroinë që i dhamë Kosovës, Hyrë Eminit. Ai ishte babai që mundi vuajtjen, trishtimin e zemrën e bërë copë nga e ashpra vdekje që i mori më të dashurit. Ishte e gjatë do të mbetet, ikona dalluese e qytetit, që papërkulshëm, dinjitetshëm siç pati në gjene tradite të familjes, ecjen vertikale, krenarinë që i mbushte gjoksin e zbehjen e lehtë që i venitej mërzia dallueshëm fytyrës. Lartë në qiell jetojnë engjëjt. Vallja e vdekjes, kapërdiu edhe Danin. Është Hyra ajo që e pret krahëhapur të vëllanë, është Kosova ajo që deshën, jemi ne, që gjithmonë do t’i mbajmë në zemër”, ka thënë Aliu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënën dhe gjashtë fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë…