Përleshje në Korishë të Prizrenit, pesë të arrestuar

05 janar 11:24

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” në Korishë të Prizrenit, ka gjetur një automjet me dritare të thyera dhe pranë derës një person të shtrirë në tokë, të cilin e kanë dërguar në spital.

Pas një hetimi fillestar, Policia ka arritur t’i identifikojë katër të dyshuar, dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas tek porta e stacionit policor është paraqitur edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë.

Njëri nga policët është duke u trajtuar në emergjencë për lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se top prioritet…