Përlotet Agron Llakaj: Humori do të vazhdoj por Koço Devole do të mungoj

08 nëntor 2020 | 15:09

Aktori Agron Llakaj është përlotur ndërsa ka ndarë disa kujtime për kolegun dhe mikun e tij Koço Devole. Ai tha se kishte komunikuar së fundi me të, ndërsa prej mjekëve kishte mësuar ditë më parë, se kjo që ndodhi pritej.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishtë por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koçdo do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua.

Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë.

Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Agron Llakaj në një intervistë për abc news, realizuar në skype.

Koço devole humbi jetën në moshën 75-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…