Përparim Rama e bën Drejtor të Shërbimeve Publike ish-kandidatin e NISMA’s për kryetar të Prishtinës

05 shkurt 2024 | 20:59

Bekim Brestovci është emëruar të hënën drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka njoftua kryetari i kryeqytetit Përparim Rama.

Nga kjo pozitë Rama e kishte shkarkuar Ilirik Musliun nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si marrëveshje e koalicionit lokal LDK-PDK. Tashmë në vend të Musliut do të jetë Brestovci.

“Pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Shërbimeve Publike, sot, kam emëruar z. Bekim Brestovci, një profesionist me përvojë shumëvjeçare në Gjermani dhe Kosovë, si Drejtor të ri të Shërbimeve Publike. Pres nga ai që të ndërmerr menjëherë, të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund problemit të mbeturinave dhe të gjitha çështjeve tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj drejtorie”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi  Jemi rrasë fjalë nga ambasadorë, ministra e…