Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në

05 janar 2022 | 12:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur të mërkurën marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë. PDK-ja me ketë marrëveshje do të ketë pesë drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Të mërkurën është zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në raundin e tretë të votimit Fehmi Kupina nga LDK-ja është zgjedhur kryesues.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar për medie pas raportimeve se LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.

Ai ka thënë se ende nuk i kanë ndarë postet me PDK-në. “Nuk i kemi ndarë postet me PDK-në. Kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është se programi ynë ka qenë shumë i detajuar dhe kemi ngjashmëri të programit me partitë e tjera dhe nuk do të kemi probleme”, ka thënë ai.

Rama u ka bërë thirrje edhe partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve në kryeqytet.

“Ne e kemi për detyrë të kemi shumicën që projektet tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj të gjithë partitë që kanë interes duhet të na bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin dhe vazhdojmë me zgjedhjen e ekipit më të mirë”, është shprehur kryetari i Komunës së Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Robin Krasniqi dhe ish-missi Marigona Krasniqi kanë celebruar dashurinë…