Përparim Rama jep lajmin e mirë: Spitali i Prishtinës po vjen!

14 mars 2023 | 16:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se të martën është bërë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës.

Rama, ka thënë se ndërtimi do të fillojë këtë vit dhe se është ndarë parcela në Prishtinën e re dhe rreth 1.3 milion euro buxhet.

Kryetari i kryeqytetit po ashtu ka bërë me dije se spitali do t’i ketë tri departamente kryesore, atë të kirurgjisë, internistikës, gjinekologjisë dhe pediatrisë.

“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ramës:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës…