Përparim Rama pas zjarrit: Të moshuarit do të zhvendosen sonte në një hotel në Prishtinë

19 shkurt 2024 | 22:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të moshuarit do të zhvendosen sonte nga shtëpia e të moshuarve dhe do të vendosen në një hotel në Prishtinë.

Ai ka thënë se të gjithë banorëve të shtëpisë së të moshuarve u është dhënë ndihma brenda objektit dhe se vetëm një person ka pasur telashe me frymëmarrje dhe është dërguar në QKUK.

Dyshimet e para për zjarrin që përfshiu një dhomë të institucionit për kujdesin e të moshuarve, sipas Ramës, lidhen me një cigare të ndezur brenda, e cila më pas ka përfshirë një batanije.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkuar në…