Përparimi i Kosovës dhe Malit të Zi përforcohet në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së

23 nëntor 2023 | 11:15

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

Bislimi ka thënë se përparimi i dy vendeve përforcohet përmes fuqizimit të bashkëpunimit në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian.

Ndërkaq Çobaj ka folur mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.

Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Më tej, palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi, Bernard Çobaj, për bisedën produktive e bashkëpunimin e frytshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën…