Përplasja Trump-OPEC do të rris çmimin e naftës

30 shtator 2018 | 21:33

Prodhuesit e OPEC-ut dhe Donald Trump janë përfshirë në një përballje të fortë verbale mes tyre, kjo sipas ekspertëve të tregut do të gjenerojë një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, madje shumëkush spekulon për një nivel në 100 dollarë për fuçi, brenda fundit të këtij viti.

Më herët gjatë javës, Donald trump i bëri apel OPEC-ut që të rrisë prodhimin në mënyrë që të parandalojë një rritje të mëtejshme të çmimeve, në një përpjekje, që sipas ekspertëve, vjen për arsye të qarta elektorale, përpara zgjedhjeve të mes-mandatit që do të mbahen në muajin nëntor.

 

Madje, Donald Trump akuzoi OPEC se është duke rrjepur botën. Ky apel vjen në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Bashkuara presin të hyjnë në fuqi sanksionet ndaj naftës së Iranit.

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë me ngulm blerësve të naftës së Iranit që të mos importojnë në mënyrë që të bindin Teheranin për një marrëveshje të re bërthamore.

Pra, ndërkohë që Donald Trump kërkon rritje të prodhimit në nivel botëror, vetë bën të kundërtën, nxit një rënie të ofertës në tregje, çka pashmangshmërisht përkthehet në rritje të çmimeve.

 

Arabia Saudite ndërkohë i është përgjigjur apelit të Trump se ka rreth 1.5 milionë fuçi në ditë që mund t’i fus në treg kur të dojë. /Telegrafi/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e tyre kanë…