Përplasje mes Alibeajt dhe Berishës: Dorëhiqu siç bëri Basha

31 mars 2022 | 10:55

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka debatuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk ishte i “ftuar”.

Alibeaj tha para mediave se ashtu siç dha dorëheqjen Lulzim Basha, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Berisha.

Ky i fundit tha se ky vendim nuk është konpetencë e kryetarit të komanduar.

“Unë kam realitetin tim, secili ka të vetin. Grupi parlamentar është konstituar më 10 shtator dhe ka ndodhur një përjashtim. Ju doni të bashkoni me grupin në termat e rregullores. Në lidhje me verbërinë politike që përmendët. Në lojë janë fatet e PD-së në marrëdhëniet me SHBA, jo fati i Sali Berishës. PD është ajo parti që e ka vitale mbajtjen e marrëdhënies me aleatin e saj. Disajnimi juaj non grata prek gjithë PD-në, për shkak të figurës suaj politike. Do të duhet të ishit ju, ashtu si Lulzim Basha, u dorëhoq, të bëni të njëjtën gjë. Jo për simetri logjike. Arsyeja më e madhe është bashkimi. Ky është bashkimi për të fuqizuar demokratët për të qenë fitues”, ka thënë Alibeaj.

Ndërkaq Sali Berisha i është përgjigjur: “Asnjë kompetencë nuk ke për të diskutuar këtë problem. Grupi është i PD-së. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me statutin është nul and void”, është përgjigjur Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e di se…