Përplasje mes “Apple” dhe “Fortnite”

14 gusht 2020 | 17:33

“Apple” ka hequr nga “App Store” lojën e njohur “Fortnite”, duke iu ndaluar lojtarëve të saj instalimin e një prej lojërave më të njohura. Ky vendim erdhi pasi një përditësim i “Fortnite”, i lejonte përdoruesve që ta blinin atë direkt nga Epic Games, që është krijuesi i lojës, duke anashkaluar në këtë mënyrë “Apple”.

Epic Games mesa duket e dinte që gjigandi teknologjik do të merrte këtë vendim dhe ka ngritur një ankesë disa minuta pas heqjes. Disa orë më vonë edhe “Google” e hoqi aplikacionin nga “Google Play Store”. Megjithatë loja vazhdon të përdoret në celularët Android.

Mirëpo në iOS, vetëm “App Store” mund të legjitimojë aplikacionet e shkarkuara. “Apple” ka deklaruar se Epic ka shkelur udhëzimet e “App Store”. Këto udhëzime dënojnë çdo sistem pagese ndryshe nga i “Apple”-t dhe ka qenë një subjekt i madh diskutimi mes zhvilluesve të aplikacioneve dhe gjigandit teknologjik.

Epic ka deklaruar se personat që e kanë shkarkuar “Fortnite” në celular mund të vazhdojnë që të luajnë derisa të dalë përditësimi i radhës. Pas përditësimit ata kanë për të humbur disa versione./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në lexim…