Përquku, më e mira në derbi

31 tetor 2022 | 15:21

Bashkimi shënoi fitoren e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara, duke mundur në derbi, Prishtinën me shifrat 75:65.

Më e dalluara te prizrenaset ishte Arbnore Përquku me 23 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime. Përquku ishte ndër më të merituarat që fituan në derbi, ndërsa kjo është hera e dytë radhazi që shpallet MVP te femrat. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe Sara Vrasniqi, sidomos në momentet vendimtare të ndeshjes. Sara kontribuoi me 18 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Sarah Mgbeike zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e saj të shënojë fitore. Mgbeike kishte 17 pikë, 21 kërcime dhe dy asistime.

Trepça shënoi fitoren e parë këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin, ndërsa më e dalluara ishte Keaunna Johnson me 30 pikë, nëntë kërcime e katër asistime. Kampionia e Kosovës, Penza shënoi fitore të pritur kundër United Basketball, ndërsa më e mira te skuadra pejane ishte Antoniette Thompson me 26 pikë, 11 kërcime e pesë asistime.

Top 5

Arbnore Përquku (Bashkimi) 23 pikë, 7 kërcime, 7 asistime
Sara Vraniqi (Bashkimi) 18 pikë, 4 kërcime, 2 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 17 pikë, 21 kërcime, 2 asistime
Keaunna Johnson (Trepça) 30 pikë, 9 kërcime, 4 asistime
Antoniette Thompson (Penza) 26 pikë, 11 kërcime, 5 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitave nëpër institucione kulturo arsimore dhe institucioneve…