Përsëri rrahje në LDK

26 qershor 2019 | 21:33

Dega e LDK-së në Mitrovicë, e ka rinisur procesin zgjedhor pas një ndërprerje disa javore, por përsëri ka pasur telashe edhe kësaj radhe.

“Veriu.info”, mëson se sonte LDK ka paraparë mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme në nëndegën në fshatin Bare, por që atje procesi ka degraduar.

Prishja e procesit të ligjshëm zgjedhore ka ndodhur për shkak se në tubim zgjedhor kanë marrë pjesë edhe persona nga Vushtrria, Prishtina dhe Mitrovica, pra persona që nuk jetojnë në këtë fshat.

Burimet e portalit bëjnë të ditur se këtë e ka mundësuar kryetari i degës Ismajl Hajdari, i cili nuk i ka penguar personat e afërt me Faton Pecin dhe Sadri Feratin që mos ta prishin procesin zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në një takim…