PËRSHËNDETJE ZNJ. SUZANA GËRVALLËS PËR ZGJEDHJEN E DONIKES DEPUTETE E MINISTRE TË MPJ TË RK

31 mars 14:40

Tefta Cami-Cani-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

E dashur, Suzana!
u gëzova shumë për zgjedhjen e Donikës deputete dhe ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Republikës së Kosovës në Qeverinë e z.Albin Kurtit!

Zgjedhja e Donikës është sukses e tregues, që Qeveria e z. Kurti vlerëson luftën e gjakun e derdhur historikisht nga populli shqiptar i Kosovës e të babait të Donikës, Nderit të Kombit, Jusuf Gërvalla!

Zgjedhja e Donikës krijon besim te tē gjithë shqiptarët, se Kosova do të zhvillohet e përparojë drejt progresit krahas vendeve të përparuara të Europës dhe se do të mbrohen interesat e Republikës së Kosoves në plan rajonal e ndërkombëtarë, për të realizuar bashkimin mbarëkombëtarë, duke u mbeshtetur e siguruar mbrojtjen nga aleati më i madh i shqiptarëve SHBA-ja dhe Gjermania!

Të jeni krenare për Donikēn, për vlerat e të ardhmen e saj! E kujtoj me mallë, kur Donika i binte flautës me shumë pasion e profesionalizëm në koncerte të rëndësishme.
Të jeni krenare, që i rritët dhe i edukove me frymë atdhetare fëmijët, që i kishe, të mitur, kur erdhe në Shqipëri, Donikën, Premtonin e Ergonin, duke treguar shumë kujdes e përkushtim të madh, duke qenë nënë e mire e njëkohësisht, duke luajtur rolin e babait vizionar, duke qenë motër e vëlla, duke bërë gjithçka për ta!
I uroj përzemërsisht suksese Donikës!
Ju përqafoj me dashuri e mall nga Tirana!

Tefta Cami-Cani-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, më 30 mars, 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandati i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit ka skaduar…