Persona të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq, i ndalon policia

10 nëntor 2023 | 09:35

Të enjten rreth orës 13:00, policia ka ndaluar dy persona të cilët pa autorizim kanë ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leshak 09.11.2023-13:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur së Ndihmës…