Personat që po synojnë kreun e BQK-së

20 dhjetor 2022 | 08:10

Tashmë është mbyllur konkursi për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe gara për këtë pozitë duket të jetë interesante.

Buletini Ekonomik ka siguruar emrat e të gjithë kandidatëve në garë.

Katërshja e parë është në përbërje të Fehmi Mehmeti, guvenrantori aktual, Nexhat Kryeziu anëtar i Bordit aktualisht në BQK, Shkendije Himaj, po ashtu ish-punonjëse në BQK dhe Emanuel Bajra i cili jeton në Londër dhe aktiviteti i tij mbi 10 vite bankier në Londër.

Në garë janë edhe Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka.

BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshëm. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.

Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedhë më pas një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit të BQK-së.

Në njoftimin e BQK-së, thuhet se konkursi është hapur bazuar në nenin 38 të Ligjit mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për…