Përurohet aneksi i shkollës “Dëshmorët e Vërrinit” në Prizren

03 tetor 2019 | 17:02

Në fshatin Billushë të Prizrenit është bërë përurimi i aneksit të ri shkollor dhe të renovimit të objektit ekzistues të shkollës “Dëshmorët e Vërrinit”. Në këtë përurim të pranishëm kanë qenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Xhemile Thaçi-Vezgishi si dhe stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Ky aneks ka një sipërfaqe prej rreth 1 900 metra katrorësh dhe përmban katër klasë mësimi, dy  laboratore, sallën e arsimtarëve, lidhjet sanitare për nxënësit dhe hapësirat e ndryshme shkollore.

Së shpejti, Komuna e Prizrenit, përkatësisht DKA-ja do të realizojë edhe inventrazimin e klasave, laboratorëve dhe hapësirave tjera të kësaj shkolle, me ç’rast për nxënësit e kësaj shkolle do të ofrohet një ambient bashkëkohor dhe cilësor të mësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata GIZ ka implementuar projektin “Oppurtunity Scouting” përmes të cilit…