Përurohet ETC-ja në Komoran (foto)

29 qershor 2022 | 15:58

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kabinetin e tij ka marrë pjesë në përurimin e biznesit ETC në Komoran.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci ka falënderuar investitorin i cili bëri investimin prej të cilit komuna e Drenasit përveç se përfiton nga qeraja u hapen edhe vende të reja të punës.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Elkos Group pas nënshkrimit të të gjitha procedurave ligjore për marrjen e pronës publike në shfrytëzim, ka nënshkruar edhe kontratën që sipas saj kanë qenë të planifikuar të punësohen 29 punëtorë por që ka punësuar shumë më shumë sesa është paraparë në kontratë.

May be an image of 3 people, people standing, indoor and text that says "OFERTE ROMOCIONA OREOF"

“Komuna e Drenasit është e angazhuar të punojë në ofrimin e investitorëve të ndryshëm që do të krijojnë vende të reja të punës për gjithë qytetarët e Komunës sonë. Nga një pronë e ozurpuar me vendosmërinë tonë u kthye në një biznes nga i cili gjenerohen të ardhura për Komunën e Drenasit si dhe punësohen qytetarët tanë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov zbuloi të martën se…