Përurohet objekti i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të UPZ-së

21 dhjetor 2023 | 15:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të enjten qytetin e Prizrenit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”.

Përkrah kryeministrit, në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e zëvendësministri i saj Taulant Kelmendi, deputetët Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, rektori i Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani e pjesëmarrës të tjerë nga stafi akademik dhe administrativ.

Investimi në këtë objekt, që i dikur ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike, kap vlerën prej gjysmë milion euro.

Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Kurti ka thënë se pas këtyre investimeve, me infrastrukture të re, me rrjetin e ri elektrik, me rrjetin e ri të internetit me fije optike, me sallat e reja të mësimit dhe të profesorëve, uroj që ky fakultet të mbushet me energji të reja dhe me një atmosferë të re pune studimi dhe ligjërimi.

“Universiteti i Prizrenit, pra universiteti juaj dhe ky i yni që na ka bërë bashkë sot këtu, e mbanë emrin: Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Emrin e profesorit të filozofisë dhe të aktivistit të shquar me origjinë prej këtyre anëve, Ukshin Hotit, të cilin ne vërtetë nuk e kemi mes nesh më fizikisht që nga 16 maji i vitit 1999, kur policia serbe e zhduku nga Burgu i Dubravës, por frymën e tij politike, patriotike, të artikuluar edhe në tekst të shkruar edhe në punë e në të vepruar, e kemi më së miri të fiksuar në vetë emrin e Universitetit të Prizrenit. Sepse universiteti është hapësira ku përbashkohen edhe partikularja edhe universalja dhe ku secili mund të përfshihet te tërësia, duke kërkuar rolin e tij në shoqëri dhe duke i kontribuar sferës publike e ngritjes profesionale. Në rrallësinë e prodhimit të mendimit të kulluar politik teorik, të ndjekur nga praktika të aktivizmit dhe angazhimit, raste dhe figura sikur ajo e Ukshin Hotit janë vërtetë të duhurit për t’u ndjekur. E për të studiuar dhe ligjëruar, për të kërkuar dhe shkruar, për të debatuar, për t’u informuar, e për t’u formësuar, përveç kushteve epistemologjike, janë të nevojshme edhe disa kushte fizike, sikur këto që i përuruam sot këtu, sikur kjo ndërtesë me gjithë juve e neve, me gjithë çfarë ajo ka brenda”, ka thënë Kurti.

fotografia e kryeministrifotografia e kryeministrifotografia e kryeministri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi Superligën Evropiane nuk…