Përurohet objekti i shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh

19 prill 2021 | 13:42

Të hënën është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës “Habib Berisha” në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës.

Tanimë kjo shkollë do të fillojë me mbajtjen e mësimit në një ndërrim.

Në ceremoninë e përurimit të objektit të shkollës, morën pjesë familjarët e dëshmorit të kombit Habib Berisha, emrin e të cilit mban shkolla, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, drejtorë të drejtorive komunale, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit për objektin e ri.

“Ky objekt dhe kjo shkollë tashmë do të mbajë mësimin në një ndërrim dhe i bashkohet objekteve tjera shkollore në komunën tonë, ku mësimi mbahet në një ndërrim. Ne gradualisht kemi krijuar hapësirën e nevojshme për të gjitha shkollat, që mësimi të mbahet në një ndërrim. Për ndërtimin e kësaj shkolle dhe të gjitha shkollave tjera, padyshim që më meritori është kryetari i komunës, Ragip Begaj”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Rexhepi Në fillim të bisedës, 21 vjeçarja, Albiona Bajraktari…