Përurohet parkingu i ri në QKUK

19 gusht 2019 | 21:18

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë përurimi i parkingut të ri, i cili do të ketë rreth 400 vendparkingje.

Parkingu i ri është i shtrirë në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, dhe ka synim të lirojë trotuaret e të eliminojë tollovitë e krijuara tash e disa vjet.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, vlerësoi se krijimi i hapësirave të reja do të ofrojë vende më të përshtatshme dhe më shumë siguri për veturat.

“Krijimi i infrastrukturës për pacientë, që sa më shpejt të vijnë dhe të marrin shërbime, është investimi më i madh që ka ndodhur në periudhën e pasluftës. Ky parking është mjaft i qëlluar dhe do të ndihmojë shumë personelin dhe shoqëruesit e pacientëve në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare”, ka thënë Sejdiu.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ndërkaq, theksoi se parkingu ka qenë nevojë dhe kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve.

“Spitalet, përveç që janë për pacientët dhe punëtorët shëndetësorë, poashtu duhet të ofrojnë edhe mundësi që edhe familjarët kur të vijnë, të jenë në gjendje të vendosen në këto ambiente, pa pasur stres dhe nervozizëm”, ka deklaruar  Ismaili.

Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400%, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli ka treguar se nëna e tij kishte “qarë”…