Përurohet rrjeti i ndriçimit publik në Lupç të Poshtëm

25 qershor 2022 | 12:52

Gjatë mbrëmjes së kaluar, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përuruar ndriçimin publik në lagjen e Pirevëve në Lupç të Poshtëm në gjatësi mbi 1 km.

Kryetari Bulliqi sa i përket shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik tha “Përmes këtyre projekteve të shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik po punojmë që të ndikojmë në rritjen e sigurisë e qytetarëve në zonat ku ka më shumë banorë dhe frekuentim”.

Kryetari Bulliqi po ashtu i ka uruar banorët e fshatit Lupç për ndriçimin dhe është zotuar se rrjeti i ndriçimit publik do të shtrihet edhe në lokalitetet tjera në lagje të qytetit dhe në fshatra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është…