Pesë anëtarë të kryesisë së Nismës në Pejë i bashkohen PDK-së
18 janar 2021
| 15:03
Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se pesë anëtarë të Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, dega në Pejë iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të saj për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Po ashtu, vizionit të PDK-së iu bashkua edhe nënkryetari i nëndegës së AAK-së në Treboviq. Dyert e PDK-së janë të hapura për të gjithë ata që besojnë në vizionin e PDK-së për rimëkëmbjen e vendit”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.