Pesë investitorët që vunë milionat e tyre në kriptovaluta

04 janar 20:05

Nëse kërkoni këshilla rreth kriptovalutave, atëherë ndiqni investitorët që kanë derdhur shuma të mëdha në Bitcoin, Ethereum dhe monedhat e tjera dixhitale.

Marc van der Chijs

Ai është investitor në “Tudo”, një YouTube kineze. Që prej kur lëvizi në Kanada, ai ka investuar në kriptovaluta. Tani është drejtor i “FirstCoin”, një bankë investimi për ofertat e kriptovalutave.

Ari Pal

Është bashkëthemelues i “Capital BlockTower”, një kompani e specializuar për investime në kriptovaluta. Përvoja e tij është menaxhimi i investimeve, gjithashtu ai shkruan rreth investimeve të kriptovalutave në TheCryptocurrencyInvestor.com.

Michael Novogratz

Në dhjetor të 2017-së, kur çmimi i Bitcoin ishte duke rënë ndjeshëm, ai shkroi se 30 për qind e vlerës së tij neto ishte në pasuritë e kriptovalutave . Megjithatë, ai vuri në dukje se firma e tij “Galaxy Digital” kishte vënë një fond të fshehtë mbrojtës.

Binjakët Winklevoss

Binjakët Tyler dhe Cameron Winklevoss më së miri njihen për akuzën që i kanë bërë Mark Zuckerberg lidhur me vjedhjen e idesë së tyre për një rrjet social, por tani ata e drejtojnë “Gemini”, një platformë tregtare për kriptovaluta. Në prill të 2013-së, kur Bitcoin ishte me vlerë 120 dollarë ata blenë monedha prej 11 milionë dollarësh, apo rreth 1 për qind e të gjitha monedhave që ishin në qarkullim në atë kohë.

Juthica Chou

Është president dhe bashkëthemelues i “LedgerX”, i specializuar në tregtimin tradicional të derivateve, por “LedgerX” është platforma e parë për blerjen e Bitcoin. Kjo platformë siguron një mënyrë që investitorët të marrin pjesë në rritjen e kriptovalutave. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ripple po fluturon. Kjo kriptovalutë është përshtatur për përdorim profesional…