Pesë persona rrahen në mes vete në Deçan, dy nga ta përfundojnë në mbajtje

29 prill 2023 | 11:09

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar 5 persona në fshatin Lebushë të komunës së Deçanit.

Sipas Policisë të njejtit dyshohet se si pasojë e një mos marrëveshje u rrahen në mes vete ku me pas kërkuan tretman mjekësor.

Nga policia u bë e ditur se me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa 3 tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

“Fsh.Lebushë,Deçan28.04.2023-03:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 (pesë) persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 2 të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri…