Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

18 shtator 2021 | 10:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Siç njofton Policia, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë.

Në njoftim thuhet se tashmë të dyshuarit për dhunë janë intervistuar.

Më poshtë rastet e dhunës të ndara sipas raportit:

Fushë Kosovë 12.09.2021 – NN. Është arrestuar më, 17.09.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Prishtinë 17.09.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër  kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Prishtinë 17.09.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kamenicë 17.09.2021-21:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.09.2021 – 13:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24…