Pesë të lënduar në aksidentin ku u përfshi deputetja, Tinka Kurti

19 korrik 2023 | 19:06

Pesë persona janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe vetura e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Policia në një përgjigje ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bedrush Çollaku” në kryeqytet.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën…