Pesë të rinj nënshkruajnë kontrata me FC Prishtinën

04 janar 2023 | 20:20

FC Prishtina vazhdon të punojë fuqishëm në rekrutimin e talenteve të ri të futbollit në vend dhe jo vetëm.

FC Prishtina së fundmi ka nënshkruar kontrata profesionale me pesë futbollistë të talentuar.

Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.
Para tyre, ka nënshkruar edhe talenti tjetër i futbollit kosovar, 16-vjeçari Amar Demolli, i cili tash e disa ditë është prezantuar nga klubi.

Sulmuesi i FC Prishtinës, Igball Jashari, tashmë e ka nënshkruar kontratën profesionale me klubin.

Igballi është pasardhës i familjes legjendare Jashari nga Prekazi i Skënderajt.

Ai është zhvilluar si futbollist te Shkolla e Futbollit “Kurda” derisa është edhe reprezentues i Kosovës U19.

Igballi i bashkohet ekipit të parë nga skuadra e juniorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në varrezat e qytetit të Kukësit iu dha lamtumira…