Pesë të shëruar dhe shtatë raste të reja me Covid në Malishevë

13 janar 2022 | 17:01

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga Covid-19, ndrësa janë regjistruar 7 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2814 raste, prej tyre 2689 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 40 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…