Pesë të vdekur, 97 të shëruar dhe 85 raste të reja me Covid

07 shtator 2020 | 15:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja pozitive me Covid, pesë persona kanë vdekur dhe 97 janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14204 raste nga 54 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 993”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve të reja me Covid sipas komunave.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë…